Kombëtarja jonë e futbollit sonte në orën 20:45 ka një takim vendimtar për kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Në “Puskas Arena” të Budapestit luhet përballë Hungarisë vendase.
Një takim që mund të përcaktojë shumë në ecurinë e kuqezinjve. Në rast të një triumfi të të besuarve të Rejas, do ishte gjithçka e hapur për një vend të dytë të mundshëm në grup.
Duket se në takimin e sotëm, kombëtarja do luajë në pritje për të shfrytëzuar shpejtësinë e lojtarëve si Uzuni apo Trashi që priten titullarë. Apo edhe fantazinë e Çekiçit që duket se do lërë në stol Bajramin.
Edy Reja do prezantojë formacionin tip të tij me 3-5-2 që në mbrotje shndërrohet edhe në 5-3-2. Porta do ketë si titullar Berishen. Mbrotja me Gjimshitin, Ismajilin dhe Kumbullen të ndihmuar nga krahët me Hysajn dhe Trashin.
Mesfusha me tredhëmbëshin Bare, Gjasula dhe Çekiçi. Në sulm krah eksperiencës së Cikalleshit pritet edhe entuziasmi dhe shpejtësia e Uzunit. Tani na mbetet vetëm të presim për zgjedhjet përfundimtare të trajnerit italian dhe të shpresojmë në fitoren e shqiponjave kuqezi.