Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENga Endri Çinari/ Superliga për rekord, trajnerët bëhen të 'paprekshëm'

Nga Endri Çinari/ Superliga për rekord, trajnerët bëhen të ‘paprekshëm’

Kemi parë shumë shpesh që në futbollin tonë, trajnerët ndërrohen aq shpesh sa edhe suprizohemi kur shohim se në televizion shfaqet një fytyrë tjetër nga ajo e një jave më parë. Ekipet e Superiores kanë pasur nga një mesatare prej 2.5 trajnerësh në sezon. Pra çdo ekip matematikisht e ka ndërruar dy herë trajnerin gjatë vitit.

Por ky trend duket se ka ndryshuar këtë sezon. Deri më tani kur mbrëmë është mbyllur edhe faza e parë e kampionatit mes Kukësit dhe Tiranes, e fituar 2-1 nga kuksianët është ndërruar vetëm 1 trajner. Bëhet këtu fjalë për Vuçkeviç të Laçit i cili u zëvendësua në pankinë nga Mirel Josa.

Duket se presidentët dhe drejtuesit e ekipeve janë ndërgjegjësuar se jo çdo herë “kokë turku” duhet të bëhet trajneri. Iu duhet lënë koha e duhur për të punuar gjithë trajnerëve aë edhe të njohin më mirë skuadrat e tyre. Ky duket një mentalitet pozitiv që po zë vend në futbollin shqiptar.

Disa ekipe si Vllaznia, Tirana, Partizani, Kastrioti, Egnatia, Teuta dhe Skënderbeu kanë ende në krye të pankinave përkatëse trajnerët e sezonit të shkuar. Kjo tregon se drejtuesit mund të kenë një plan afatgjatë për skuadrat e tyre dhe ndërrimet e shpeshta të trajnerëve nuk ndihmojnë në këtë pjesë.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments