Shkodra dhe Vllaznia veçanërisht janë shquar gjithmonë për nxjerrjen e sulmuesve cilësor në vite. Bombera që kanë shkruar historinë jo vetëm të kuqebluve, por edhe të kampionatit dhe të kombëtares shqiptare. Por në këtë sezon ku janë luajtur 15 javët e para, golat e shkodranëve kanë qenë të shumë të pakët.
Vetë për ekipin e Vllaznisë gjatë këtij sezoni ka shënuar vetëm 1 shkodran. Erdenis Gurishta në javën e parë të kampionatit në fitoren 3-5 kundër Laçit. Asnjë lojtar tjetër me origjinë nga Shkodra nuk ka shënuar gol këtë sezon për Vllazninë.
Edhe në ekipet e tjera të Superligës ka shumë pak futbollistë shkodranë të shpërndarë. Ndryshe nga sa ndodhte sezonet e shkuara. Kështu nëse mund të cilësohet si krenari, Ildi Gruda ka shënuar dy herë këtë sezon me Teutën e ndërsa një herë ka shënuar emrin e tij tek shënuesit edhe Karakaçi me Kastriotin.
Një varfëri totale e shkodranëve në këto javë të para, ku patjetër duhet theksuar se lojtarët më të mirë nga qyteti verior luajnë jashtë vendit. Shkodranët tashmë e kanë humbur vendin e tyre të protagonizmit në Superligë, krejt e kundërta e viteve dhe sezoneve paraardhëse ku ishin gjithmonë më të mirët e kampionatit.
Endri ÇINARI