Nga komentator televiziv, Camoranesi është rikthyer të punojë tashmë si trajner. Ish-lojtari i Juventusit është zyrtarisht trajner i Tabor Sezana në Slloveni.
Gjithçka është konfirmuar nga vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Camoranesi do jetë ”timonier” i Tabor Sezana deri në vitin 2021. Do të jetë interesante të shohim sesi do ndërtohet ekipi i tij dhe metoda e punës që do përdori.
Mbetet per t’u pare se si do te arrije Camoranesi te adaptohet ne postin e ri megjithate pervoja e madhe si futbollist pritet te jape efektin e duhur dhe me siguri qe rezultatet nuk do t’i mungojne./newsport/