Vllaznia qe pas fitimit te kupes duket sikur ka rene ne qetesi. Kuqeblute pritet te nisin stervitjen vetem pas disa diteve e nderkohe ne skuader nuk ka asnje levizje, me mire te themi nje kaos i vertete.

Nderkohe qe te gjitha skuadrat kane nisur te mendojne per markaton duke bere edhe levizjet e tyre me emra cilesore, Vllaznia ka ngelur vend numero, perveç disa emrave te perfolur, deri me tani nuk ka asgje konkrete, nderkohe qe po afron Conference League dhe shume shpejt edhe kampionati.

Po te mos mjaftonte vetem kjo, tani nje shqetesim shume i madh per skuadren eshte edhe perfundimi i kontratave te disa lojtareve titullare, qe po hezitojne te nenshkruajne kontrate te reja.

Kjo per shkak se jane ne pritje te ofertave te tjera dhe ne keto rrethana, per momentin hezitojne t’i kthejne pergjigje pozitive drejtuesve te Vllaznise.

Nderkohe çfare po ben klubi Vllaznia deri ne keto momente? Te pakten nga sa duket, deri tani asgje, megjithate duhen pritur ditet ne vijim per te mesuar me shume.