Monday, January 19, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENga Namik Mehmeti/ Abaz Biba ëndërron Superioren

Nga Namik Mehmeti/ Abaz Biba ëndërron Superioren

Një mik i imi këtu në Firence, Murati, i cili ndjek me shumë kënaqësi ndeshjet ku luajnë futbollistët shqiptarë të moshave, më ofron mundësinë të njihem me këto talente dhe t’i inkurajoj me ndonjë shkrim në portalet e shtypit sportiv shqiptar.

Por këtë herë miku im këmbënguli që ta ktheja vështrimin nga Shqipëria, e pikërisht nga qyteti bregdetar i Durrësit. Protagonist i këtij shkrimi është djaloshi 18-vjeçar Abaz Biba, i cili luan me Teutën U-19.

Abazi ka krijuar profilin e një mesfushori sulmues, i cili në çdo ndeshje të ekipit të tij ka një kontribut të padiskutueshëm, si në organizimin e lojës ashtu edhe në finalizimin e aksioneve, duke mos munguar të jetë edhe një shënues tipik golash.

Trajneri i Teutës U-19, Gentian Begeja, i ka dhënë besim Bibës në rolin e tij, ku mesfushori shfaqet shumë aktiv, luftarak dhe i angazhuar për të qenë gjithmonë në shërbim të sulmit.

Në ndeshjet e fundit, si në fitoren 2-0 ndaj Apolonisë, ashtu edhe në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, ku Teuta U-19 fitoi 2-0 ndaj Laçit duke siguruar daljen në finale, Biba ka qenë ndër më të dalluarit.

Abaz Biba, i cili është rreshtuar në ekipet zinxhir të Teutës që në moshën 14-vjeçare, ka si objektiv realizimin e ëndrrës së tij për të luajtur në Superiore me ekipin e Teutës. Ftesa që iu bë javën e kaluar për t’u stërvitur me ekipin e parë është një inkurajim i madh për të ndërtuar një ecuri shpresëdhënëse drejt afirmimit si futbollist.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments