Presidenti i Interit, Steven Zhang, komentoi për “Sky” suksesin në Kupën e Italisë: “Fitoren ua dedikoj të gjithë tifozëve dhe atyre që punojnë në këtë klub. Duhet të sigurohemi që fitorja të jetë zakon për një klub si Interi”.


Ju u bëtë presidenti i tretë tashmë fitues në historinë e Interit…

Do të thotë që në shtatë vitet e fundit kemi bërë gjëra të mira. Është nder për mua të ndjek rekordet e Morattit. Ai është një emër, gjithmonë në zemrat e të gjithë tifozëve të Interit. Ne duam t’i fitojmë të gjithë trofetë e mundshëm në Itali, edhe kashtë vendit. Jam krenar që mund të them se e kam ndihmuar Interin.


Çfarë do t’i thoni skuadrës para finales së Champions League?

Ne e dimë se po përballemi me një kundërshtar shumë të fortë, por jemi rritur shumë në shtatë vitet e fundit. Tani kemi një grup lojtarësh që kanë fituar shumë gara dhe finale. Ne kemi mentalitetin e duhur dhe cilësinë për të provuar dhe për të marrë rezultate pozitive.


Është folur shumë për Simone Inzaghin, tani Marotta ka thënë se do të mbetet 100% tek Interi. E konfirmoni akoma?

Trajneri luan një rol thelbësor në fitoret tona. Padyshim që jemi shumë të lumtur me të dhe krenarë që mund të vazhdojmë me të.


Sa kanë ndryshuar objektivat e korporatës në muajt e fundit?

Të jem i sinqertë, si klub prisnim vështirësi gjatë sezonit. Gjithmonë ka vështirësi, për çdo klub. Megjithatë, programi ynë i tregut të transferimeve nuk ka ndryshuar. Në fund të sezonit, siç ndodh gjithmonë, skuadra do të jetë më e fortë. Ky është synimi edhe për këtë verë.