Pak dite me pare ne Elbasan u zhvillua kampionati kombetar i atletikes per te rritur ku moren pjese te gjithe sportistet e Shqiperise dhe ne fund te tij, Vllaznia per meshkuj dhe Tirana per femra zune vendet e para duke u shpallur kampione per kete vit.

Por nderkohe, pjesmarres ne kete kampionat ka qene edhe ekipi i Beselidhjes i cili u perfaqesua ne kete aktivitet te rendesishem me 6 sportiste, nen drejtimin e trajnerit Kadri Uka.

Keshtu atleti Daniel Ndoi zuri vendin e dyte ne garen e 1500 metrave duke u shpallur nenkampion i Shqiperise dhe po ky sportist konkurroi edhe ne 800 metra ku u ngjit serish ne podium por kete here ne vendin e trete.

Tek garat e femrave ka spikatur Daniela Gila me dy vende të treta ne garat e 800 dhe 1500 metrave si dhe Denisa Ndoj qe zuri vendin e 2-të në 3000 metra dhe u shpall nenkampione e Shqiperise.

Gjithashtu sportisti Enrik Nikolli, kampioni i Shqipërisë per te rinj, arriti përmirësim te rezultatit ne 100 dhe-200 metra. Ne kete menyre duhet thene se paraqitja e atleteve te Beselidhjes eshte per t’u pergezuar kur kemi parasysh se mosha e tyre eshte shume e re./SHKODRA-SPORT.COM/