Vllaznia, largohet administratori i klubit Kujtim Shaba
Ndryshime në krye të klubit shkodran. Administratori I tij Kujtim Shaba merret vesh se nuk është më në këtë funksion. Vendimi është marrë nga drejtuesit e lartë të klubit. Por karrigia e tij nuk do mbesë shumë kohë bosh. Bashkia Shkodër do të emërojë në këtë post një person tjetër emri i të cilit do bëhet publik në ditët e ardhshme. Në fakt, sa i takon largimit të shabës kishte kohë që diskutohej një çështje e tillë. Akuzat e shumta pavarësisht mbrojtjes që i ka bërë Bashkia, e ka bërë të pashmangshme një largim të tillë. Madje, merret vesh se edhe vetë Shaba prej kohësh ka menduar të japë vetë dorëheqjen nga ky post. Tashmë mbetet të shohim se në çfarë funksioni do kalojë ai në klub apo do jetë krejt jashtë tij.