Ndryshime në krye të klubit shkodran. Administratori I tij Kujtim Shaba merret vesh se nuk është më në këtë funksion. Vendimi është marrë nga drejtuesit e lartë të klubit. Por karrigia e tij nuk do mbesë shumë kohë bosh. Bashkia Shkodër do të emërojë në këtë post një person tjetër. Bëhet fjalë për një figurë të njohur në këtë qytet por jo të fushës së sportit. Ai është Fatos Gjyrezi, ish-nënkryetar I këtij institucioni vite më parë apo dhe Prefekt I Gjirokastrës. Gjyrezi vjen nga një familje me tradita sportive por vetë ai nuk është marrë me sport.
Ai njihet si një ekonomist I zoti madje si njohës I shkëlqyer I ligjeve dhe prandaj duket se zgjedhja e tij ka qenë shumë e goditur nga ana e kryebashkiakut Lorenc Luka. Ai megjithatë nuk do nisë punë menjëherë por në fund të muajit.
Shaba. Në fakt ka kohë që flitet për një largim të tij nga posti I administratorit të këtij klubi. Polemikat e mëdha me ish-trajnerin Rudi Vata sezonin e kaluar, akuzat e shumta ndaj tij, I kanë detyruar drejtuesit e Bashkisë të vendosin për ndryshimin e tij. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për t’I marrë të mirëqena ato akuza pasi vetë ky institucion I ka dalë zot atij dhe nënkryetarit Troshani nga akuzat e bëra dhe që janë cilësuar të pavërteta nga ana e Vatës. Por kuptohet që gjithmonë ka vend për ndryshime. Për më tepër që tashmë është menduar se në krye të klubit të mos jetë një specialist futbolli siç është Shaba por një njeri që njeh mirë letrat dhe ligjet. Në kanë fakt situata me Shabën në krye të klubit si administrator ka trazuar jo pak ujërat edhe në Këshillin Bashkiak Shkodër. Mjafton të themi se vetëm në mbledhjen e fundit të tij, këshilltarët e opozitës kanë braktisur mbledhjen e fundit pikërisht ngaqë kishin kërkuar që ai të ishte present në sallë dhe të jepte llogari për punën e bërë por administratori I Vllaznisë nuk ka qenë I pranishëm për arsye të tjera dhe ka shkuar në sallë kur këta këshilltarë e kishin braktisur mbledhjen. Në fakt edhe vetë Shaba ka kohë që ka menduar të largohej nga ky post nisur nga akuzat e shumta që I janë bërë. Mendohet që ai të kalojë tek Akademia megjithatë e ardhmja e tij ende nuk është e qartë se çfarë funksioni do ketë në klub.
Gjyrezi. Ai ka një përvojë të madhe në institucione të ndryshme ku ka punuar. Vite më parë ka qenë nënkryetar I Bashkisë Shkodër dhe ka patur meritën e afrimit për herë të parë si president I Vllaznisë I ish-deputetit Azem Hajdari. Pas tij edhe të Myftar Çelës në atë post. Më pas ka mbajtur postin e Prefektit të Gjirokastrës, për t’u rikthyer sërish 10 vite më parë si nënkryetar përsëris në Bashkinë e qytetit më të madh të Veriut. Vitet e fundit ndërkohë ka punuar në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Njihet si një economist shumë I zoti dhe për më tepër është shumë I plotësuar edhe nga ana juridike në njohjen e ligjeve. Drejtuesit e Bashkisë Shkodër në fakt kishin kohë që ishin vënë në kërkim të një njeriu të tillë. Gjyrezi thuhet se ka mbushur moshën për të dalë në pension dhe pikërisht kjo gjë, I jep atij mundësinë të angazhohet totalisht në krye të Vllaznisë. Ajo ka nevojë për një menaxhim ndryshe dhe thithja e më shumë të ardhurave dytësore. Dhe administratori I ri di t’I bëjë më mirë se kushdo këto punë.
Emërimi. Në fakt si procedurë duket se emërimi është bërë. Dje është pritur që Kujtim Shaba të thirrej në Bashki dhe t’I komunikohej vendimi por ai do të vazhdojë ta mbajë këtë post deri në fund të muajit gusht. Kjo ngaqë administratori ri ka udhëtuar drejt Italisë ku do kalojë pushimet me familjen e tij dhe më 1 shtator do nisë nga puna e re. kjo gjë duket tashmë e përfunduar.
Gjergj KOLA