Eliminimi nga Liga e Kampionëve që në 1/8 finale kundër Real Madridit, pas blerjeve të papara, e kanë bërë edhe një herë PSG-në që të zbresë përtokë, si çdo vit në këtë kohë të sezonit.

As me Neymar dhe Mbappé, presidenti Nasser al-Khelaïfi nuk arriti të lëvizë përpara në Ligën e Kampionëve, aq më keq ta fitojë atë.

Të holla të mjaftueshme, sulmues të mjaftueshëm dhe zhgënjimi vazhdon.

Për këtë shkak, në mes të Parisit është duke u menduar për t’ia besuar ekipin e mbushur me kampionë një trajneri të aftë, rigoroz dhe i aftë në trajtimin e një dhomë zhveshjesh aq të vështirë.

Emery është tani i ikur pas humbjes kundër Real Madrid dhe, sipas ”L’Equipe”, ka një numër kandidatësh për stolin, mes të cilëve më i pëlqyeri është Antonio Conte.

Pas një qasjeje të parë në dhjetor mes klubit parizien dhe trajnerit italian, ka pasur një kontakt të ri, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Ky kontakt është bërë me Gianluca, vëllai i Conte, që është me agjentin Federico Pastorello.

Trajneri i tanishëm i Chelsea, pa surpriza, nuk do të vazhdojë me “Blues” përtej këtij sezoni.

Në kokën e tij kanë filluar të merren në konsideratë disa rrugë, por dy në veçanti: njëra është ajo që Costacurta i ka propozuar, që të rindërtojë kombëtaren italiane; tjetra për të drejtuar PSG-në, me nderin dhe barrën për të pasur nën hyqëm lojtarë si Neymar, Mbappé, Cavani dhe të tjerë.

Do të ishte një lloj shpengimi personal, pas fërkimit me Chelsea për mosblerjen e lojtarëve të dëshirtuar prej tij.

Por, Antonio nuk ka vendosur akoma dhe do të ketë akoma dy muaj për të reflektuar më mirë dhe për të marrë vendimin më të mirë.

Ndërkohë, merret vesh se për stolin e PSG-së janë në listën e drejtuesve të klubit parizien edhe emrat e Ancelotti, Mancini, Allegri, Pochettino, Luis Enrique dhe Simeone./telesport/