Pragndeshja me Kamzën është duke u shoqëruar me një stërvitje të ngjeshur të kuqebluve.

Ata janë duke kaluar një formë shumë të mirë fizike dhe për rrjedhojë stafi teknik po mundohet ta mbajë sa më gjatë atë.

Për këtë arsye edhe ditën e sotme, ekipi do të zhvillojë dy seanca stërvitore. Të parën sapo e ka përfunduar.

Ajo është zhvilluar në palestër nën drejtimin e trajnerit të përgatitjes atletike Gjergji Poloska dhe zëvendëstrajnerit Fatjon Tafaj.

Ndërkohë pasdite në orën 15.00 ekipi do të zbresë në fushën sportive “Reshit Rusi” për të zhvilluar seancën taktike ku do të fillojë të mendojë për mënyrën si do të luhet të shtunën ndaj Kamzës.

Padyshim që trajneri Gjoka e ka të qartë këtë gjë por gjithsesi do të mundohet ta injektojë sa më mirë tek futbollistët një gjë të tillë.

Ai vazhdon të jetë kritik ndaj skuadrës pavarësisht paraqitjes së mirë ndaj Flamurtarit.

Sipas tij, Vllaznia mundet të bëjë edhe më mirë sepse i ka kualitetet dhe mundësitë për ta bërë këtë gjë.
© shkodrasport.com