Në dy ndeshjet e fundit, pavarësisht se “Vllaznia B” ka fituar, ajo që ka rënë në sy ka qenë mungesa e sulmuesit kryesor të saj, njëkohësisht e kapitenit të saj- ajo e Arenc Dibrës. Lojtari me shumë përvojë ka ndjerë shqetësime të nervit shiatik të cilat ia kanë bërë të pamundur mundësinë për t’u stërvitur dhe për të luajtur. Në vend të tij është aktivizuar i riu Belajdi Pusi i cili e ka justifikuar në mënyrë më të mirë të mundshme.

Megjithatë, skuadra është e natyrshme që ka nevojë për eksperiencën dhe vlerat e Dibrës. E keqja është se ky lojtar do të mungojë edhe në takimin e rradhës, atë që do të luhet ditën e shtunë ndaj Egnatias dhe padyshim që kjo padyshim një mungesë e madhe. Gjithsesi trajneri Kraja po mundohet të bëjë zgjedhjet e duhura në mënyrë që mungesa e këtij lojtari të mos ndikojë në rezultatet e “Vllaznia B” sepse skuadra ndodhet para dy sfidave shumë të rëndësishme, ato me Egnatian dhe Tërbunin.
© shkodrasport.com