Shqipëria është në gjendje emergjence për shkak të përmbytjeve si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Shumë zona në qytetet e vendit janë të përmbytyra, ndërsa pritet një rritje e dendësisë së reshjeve gjatë orëve në vijim. Kjo situatë rrezikon edhe zhvillimin e kampionateve të futbollit përfshirë edhe Superligën.

“Vipsport.al” ka kontaktuar sot me shefin e sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurmishi, nëse ekziston mundësia për shtyrje të kampionatit për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.“Ende nuk ka vendim për shtyrje të kampionatit. Të shohim nesër”, është përgjigjja e Nurmishit. Nëse vazhdon kjo situatë edhe nesër, është e sigurtë se këtë fundjavë ndeshjet e kampionateve nuk do të zhvillohen megjithatë duhet pritur edhe pak orë.

© shkodrasport.com