Gara ne kete fund- kampionati sa vjen e behet me e forte ne “Abissnet Superiore” dhe jane shume verdikte qe ende nuk jane percaktuar, si ai per titullin kampion, per skuadren e katert qe do te shkoje ne Europe si dhe per ate se kush do te shkoje nje kategori me poshte.

Trajneri i ekipit kryesues te kampionatit, Orges Shehi i Tiranes ka dhene nje prononcim per mediat ne prag te ndeshjes me Bylisin teksa ka folur per garen e titullit, prej se ciles eshte shprehur i zhgenjyer nga Vllaznia qe “humbi rruges”.

“Ne fillim mendoja se do te ishte edhe Vllaznia ne garen per titullin kampion dhe do te ishte nje gare treshe, por nuk ndodhi keshtu sepse Vllaznia humbi rruges.

Edhe ne kemi patur veshtiresi per shkak te ndryshimeve, tranzicionit te madh, largimeve e demtimeve te lojtareve. Gjithmone kam thene qe do te jemi konkurrues me Partizanin, por ne fillim te kampionatit siç e thashe, ne fillim e mendoja edhe Vllaznine prane nesh”.