Sunday, January 25, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENga Namik Mehmeti/ Një gjest që duhet vlerësuar dhe marrë si shembull...

Nga Namik Mehmeti/ Një gjest që duhet vlerësuar dhe marrë si shembull për të gjithë trajnerët

Një foto që u arkivua sot në celularin tim më tërhoqi menjëherë vëmendjen. Sot, Vllaznia U-19 priti në fushën sportive “Reshit Rusi” ekipin Teuta U-19, në një ndeshje të vlefshme për javën e 14-të, ku durrsakët fituan falë një 11-metërshi, me rezultatin 1-0.

Por le të përqendrohemi te kjo foto ku është fiksuar futbollisti durrsak Abaz Biba, për të cilin Gazeta “Shkodra Sport” para një jave i bëri një prezantim si një futbollist me të ardhme.

Elezi, familja e të cilit është vendosur në qytetin bregdetar shumë vite më parë, ku ai edhe ka lindur, i është kushtuar futbollit që në moshën 14-vjeçare, duke bërë një afirmim të shpejtë si talent, falë trajnerëve të moshave dhe së fundmi trajnerit Begeja, si dhe bashkëmoshatarëve të tij që e kanë mbështetur dhe inkurajuar.

Në foto, Elezi, pas ndeshjes, duke dalë nga fusha, ka ndjerë afrimin e trajnerit shkodran Ndriçim Shtubina, i cili i ka vënë krahun në shpinë dhe, natyrisht, e ka përgëzuar për performancën që demonstroi gjatë ndeshjes, duke u bërë promotor i fitores së skuadrës durrsake.

Ky gjest i trajnerit Shtubina duhet të mbetet si shembull i modestisë, por edhe i formimit intelektual që i ka dhënë profesioni i nderuar i trajnerit. Për këtë gjest, Shtubina nga larg ndien falënderimet e prindërve të Abaz Bibës, të futbollistëve dhe kolegëve të tij në qytetin bregdetar.

NAMIK MEHMETI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments