rajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur listën me emrat e 27 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Nder 27 futbollistet e grumbulluar, ka patur vend edhe per mbrojtesin e majte Mario Mitaj, nje nga me te dalluarit e kombetares U21. Lojtari me origjine nga Vermoshi, po luan sezonin e tij te pare ne Rusi ne rradhet e Lokomotives se Moskes ku ka fituar te marre me shume vemendje nga stafi teknik.

Ne kete sezon deri tani ka luajtur ne 12 ndeshje ne kampionat dhe padyshim qe kjo eshte diçka shume pozitive per futbollistin 19 vjeçar, te cilit sigurisht qe i eshte dashur kohe te ambjentohet edhe me futbollin rus.

I rritur ne Greqi, Mitaj ka qene pjese e AEK Athine por veren e kaluar u transferua per nje shifer prej 3 milione eurosh tek Lokomotiva e Moskes. Grumbullimi me kombetaren shqiptare ne dy ndeshjet e rradhes, padyshim qe eshte nje sinjal pozitiv per kete lojtar nga ana e trajnerit Silvinjo.

Kujtojme qe Mario Mitaj ndonese eshte ne moshe te re, ka te rregjistruar deri tani dy ndeshje me fanellen e kombetares shqiptare teksa ka qene ne fushe ne ndeshjen eliminator te Kupes se Botes ndaj San Marinos dhe ate miqesore ndaj Arabise Saudite.
Gjergj KOLA