Boksieri shkodran Kristian Demaj rikthehet tek fitorja ne ndeshjet profesioniste. Ka ndodhur keshtu diten e sotme kur ai ka triumfuar ndaj turkut me pasaporte gjermane Engin Solmaz.

Takimi eshte zhvilluar ne Keln te Gjermanise dhe ka qene i planifikuar per t’u zhvilluar me 8 raunde, ne fakt eshte nderprere qe ne raundin e dyte per knock-out teknik. Kundershtari nuk ka arritur dot t’i rezistoje grushteve te 32 vjeçarit shqiptar dhe si rrjedhoje eshte dorezuar.

Engin Solmaz para kesaj ndeshje ishte i pozicionuar ne vendin e 405-te ne boter, ndersa Kristian Demaj nje vend me poshte, por kuptohet qe pas fitores se sotme ai do te ngjitet shume ne renditje.

Kujtojme qe per Demajn kjo e sotmja ka qene e pesta ne boksin profesionist, nga te cilat ka fituar 4 dhe humbur vetem 1. Kuptohet qe planet e tij per te ardhmen jane shume ambicioze dhe me siguri qe do te ngjitet shume lart ne renditje.

Kristian Demaj prej disa kohesh eshte rikthyer te jetoje ne Gjermani, aty ku po stervitet intensivisht dhe tashme shume shpejt do ta shohim serish ne ring, per te kerkuar nje tjeter fitore./SHKODRA-SPORT.COM/