21 vjeçaret shkodrane kane mbyllur diten e djeshme nje sezon shume te suksesshem duke u kurorezuar edhe kampione te vendit. Nje sukses mese i merituar i djemve te drejtuar nga Elvis Plori qe pas dy vitesh ne vend te dyte, sivjet u kurorezuan me te parin.

Pjese e rendesishme e kesaj skuadre ka qene edhe mesfushori Rinor Peku. Ai ka dhene kontributin e tij ne kete sukses dhe padyshim qe ndjehet mire por nga ana tjeter, ende nuk e ka te qarte se ku do te luaje sezonin e ardhshem.

Nje gje te tille e ka bere te ditur ne prononcimin e dhene per gazeten “Shkodra Sport” teksa eshte shprehur se ky eshte sezoni i fundit qe do te luaje me ekipin e 21 vjeçareve.

“Një ndjesi fantastike, duke dhe e ditur se ndeshja e fundit ishte në këtë stadium, para tifozëve e familjarëve tanë, kënaqësia është e dyfishtë. Që në javën e parë kemi ulur kokën, kemi sakrifikuar, kemi punuar shumë dhe në fund ia arritëm qëllimit tonë.

Objektivi është gjithmonë ekipi i parë, por të shohim çfarë do të bëhet në verë, pasi është edhe sezoni im i fundit me 21 vjeçarët”- eshte shprehur futbollisti Rinor Peku./SHKODRA-SPORT.COM/