Pak dite me pare Zef Gjoni, ish-boksier e basketbollist i Vllaznise dhe mbi tri dekada i afirmuar si absolut ne rolin e trajnerit te ekipit VIlaznia ne boks, plot 25 here kampion kombetar dhe 23 here fitues i Kupes se Shqiperise, si dhe si trajner i Kombetares se boksit me nje varg suksesesh ne veprimtarite nderkombetare.

Nje rrugetim me sportin qe ne moshen 16 vjeçare e deri me sot 76 vjeç, ishin shifra rezultate qe justifikonin vendimin e Komitetit Olimpik Shqiptar per t’i akorduar “Medaljen Olimpike”. Do te jete nje rast unikal jo vetem ne sportin shqiptar, por ndoshta edhe ate nderkombetar, qe nje sportist e me pas trajner mban te veshur kostumin sportiv per 60 vite radhazi.

Pa dashur te perserise ato qe jane shkruar per Zefin nga koleget e mi, kronikave qe jane transmetuar ne tv lokale e ato kombetare, diçka qe kam te fiksuar ne kujtesen time do to shprehi ne keto pak rradhe ndoshta edhe duke perseritur ndonje fakt. Per rinine shkodrane marrja me sportin apo artin e muziken ne vitet e diktatures komuniste ishte deshire dhe pasion, ku per nga talenti binin ne sy dhe djemte e vajzat e nje shtrese qytetare, qe etiketoheshin me njolla ne biografi.

Ne mes tyre ishte edhe Zefi qe e filloi sportin me boksin dhe pas vitit 1963 kur ky sport u quajt borgjez, Zefi tregon talentin e tij ne basketboll. Trajneri i mirenjohur Bujar Golemi e ka te preferuar ne rolin e qendres ku krahas me shoket e tij prezanton nje Vllazni dinjitoze ne luften per titullin kampion. Ai demostronte nje shpirt gare qe frymezonte edhe shoket per te arritur fitoren dhe nuk pajtohej nga ndonjehere me vendimet e gjyqtareve te ndeshjes.

“Protestat” e tij qe mbeshteshin nga sportdashesit, prekouponin shume inspektoret e komitetit te partise qe mbulonin sportin, pasi duke patur nje vella te burgosur e me pas te vrare nga sigurimi i shtetit per tentative arratisje, boksierin e talentuar Ndoc Gjoni, e shikonin si nje revolte e pakenaqesi qe shfaqte ndaj sistemit komunist.

Ne pregatitnim kronikat e ndeshjeve per gazeten “Sporti Popullor”, Radio Shkodren etj, keto inspektore na sugjeronin qe mos te vlersonim aq shume kontributin e Zefit ne fitoret dramatike ndaj Partizanit apo Dinamos. Kur Zefi mbylli karrieren e tij ne basketboll, sapo u hap drita jeshile per te rifilluar sportin e boksit me fitoren e Demokracise ku ai ishte ne balle te demonstratave komuniste ne rrezimin e busteve te diktatoreve te Stalinit e Enver Hoxhes e permbysjen e sistemit komunist, u angazhue me shoket e tij qe ishin marre me sportin e boksit, formimin e shoqates se boksit ne Shkoder.

Me kujtohet ai takim aq emocionues i gjithe boksiereve shkodrane ne nje nga sallat e ish-shtepise se oficereve, te cilet zgjodhen kryesine e kesaj shoqate emrat legjendar te ketij sporti qe ne Shkoder kishte tifozerine po aq sa kishin dhe sportet e tjera. Ne mes atyre qe u votuan ishte edhe Zef qe ngriti ekipkn e tij si trajner, po keshtu bene edhe veteranet e ketij sporti, mjeshtrit e merituar vellezerit Shyqyri e Nazmi Halili, Fadil Efovija, Mark Bishkashi, Viktor Martini, Liman Kulla etj, qe organizuan dhe nje kampionat per te zgjedhur me te miret ne perfaqesimin e Vllaznise ne kampionatin e pare te Demokracise qe u zhvillua ne qytetin e Korçes.

Dhe ne suksesin e pare te arritur nga VIlaznia ishte dhe kontributi i padiskutueshem i trajnerit Zef Gjoni qe do t’i jepte Vllaznise nje plejade te suksesshme boksieresh te talentuar qe do guxonin te boksonin edhe ne ringun profesionist. Dhe e perseris se nxitje per kete portret te paautorizuar ma dha jo vetem ajo Medalje Olimpike, por dhe qendrimi i tij i palekundur si nje antikomunist i pakomprometuar duke i qendruar besnik idealeve demokratike, edhe tani ne prag te zgjedhjeve te 14 majit, duke mbeshtetur kandidatin per kryetar Bashkise, z. Bardh Spahija. E gezofsh kete medalje olimpike si nje frymezim per te çuar me tej shkelqimin e boksit shkodran dhe atij shqiptar.
NAMIK MEHMETI
FURENZE 06. 05. 2023