*Ne vend te IN MEMORIAM
Panteoni I sportit shkodrane qe kur doli ne skenen e sportit shqiptar emblema e Shoqerise Sportive Vllaznia, pra ketu e gati 102 vite me pare, ka ndriçuar me emra sportistesh e sportiste legjendare ne shumellojeshmerine e sporteve.
Natyrisht qe vitet do te benin punen e tyre, mosha, semundjet, ndarjet e papritura nga jeta, do te benin efektin e tyre. Shuheshin emra kegjendare por panteoni I sportit shkodran ripertrihej ne vite duke sjele ne skene kampione, rekordmene, te rangut ballkanik e europian, individe e skuadra qe emrin e Vllaznise, edhe ne vitet e diktatures komuniste, ku dihej si persekutohej Shkodra e sporti I saj, ato sfiduan dy skuadrat Dinamo e Partizani qe perfaqesonin Ministrine e Mbrendeshme dhe Ministrine e Mbrojtjes.
Largimi nga jeta I disa legjendave sportive ne keto dite te veshtira pandemie, qe ndarjet e tyre nga jeta nuk kishin te bejne me kete flame murtaje, kane qene shume te dhimbshme si per familjaret e tyre, te afermit, miqte e shoket, por edhe sportdashesit qe I kane duatrokitur ne aktivitetet e tyre.
Ne faqet e gazetes Shkodra Sport eshte shkruar per keto ngjarje te hidhura, siç ishin vdekjet e kampionit e trajnerit absolut te atletikes jo vetem shkodrane por edhe asaj shqiptare Vildan Tufi, qe gjysmeshekulli iu perkushtua ketij sporti,duke afirmuar kampion e rekordmen kur ne Shkoder nuk ekzistonte pista e atletikes e pedanat e kercimeve.Mbetet ne historine e Vllaznise I paperseritshem per forcen e karakterit sportiv dhe vullnetin e palekundur.
Po ne ate vit qe lame pas, nje tjeter emer I njohur I atletikes sone ish-atlet, me pas trajner I sukeseshem, drejtues kompetent I sporteve te Vllaznise si drejtor I ketij klubi- Gezim Mema, do te varferonte Panteonin e Vllaznise.
Po nje tjeter figure e pa harruar per sportin shkodran, me pare si futbollist, fitues I kupes se Shqiperise me Vllaznine e per vite te tera nje drejtues I perkushtuar dhe I zellshem si nje administrator I lindur per kete “zanat” Mehdi Milla do te ndahej nga kjo jete duke lene nje emer te nderuar.
Do te ishte perseri atletika qe do te varferohej nga largimi nga Panteoni I Vllaznise, I kampionit te maratones dhe po edhe te drejtuesit te klubit shume sportesh Dashamir Sherja, I cili i la nje trashegimi te rralle Shkodres, me Enciklopedine e Vllaznise ne 100 vjetorin e saj.
Nje lajm vinte nga Kanadaja, se ishte ndare nga jeta nje emer I njohur I basketbollit shkodran, nje ikone Qemal Tafilica. Edhe pse ne emigracion politik, edhe pse ishte arratisur per te sfiduar rregjimin diktatorial te Enver Hoxhes, ne mesin e viteve ’50, Shkodra do ta kujtonte me rrespekt, ne pritjen mortore qe organizuan te afermite e tij.
Brezi yne qe e kemi njohur e duartrokitur e mbajme ne mend klasin e tij mjeshteror, ku me nje tjeter ikone sot mbi 90 vjec, Muhamet Sokoli, perbenin nje dyshe spektakolare ne basketbollin shqiptar.
Nderkohe dite me pare te gjithe gazetat e portalet e vendit tone do te njoftonin vdekjen e ikones se
volejbollit shkodran e atij shqiptar mjeshtrit te madh Ali Bushati. Ky largim I papritur I volejbolistit te Kombetares sone, qe I dha emer ne kete sport edhe Partizanit e Dinamos se Tiranes ne Kupat e Europes perkrah emrave me te shquar te skuadrave me te njohura te kontinentit tone.
Panteoni I Vllaznise me humbjen e ketyre emrave pra edhe te Ali Bushatit qe ishin nderuar nga Bashkia e Shkodres, Fedaratat sportive dhe Presidenca me çmime e tituj nderi, me te vertete ndjen nje rrallim ne radhet e saj, pasi ne çdo rast edhe kur keto legjenda ishin larguar nga sporti mbanin Panteonin e Vllaznise ne piedestal.
Por ndarjet nga jeta te emrave te medhenj te sportit shkodran dhe atij shqiptar nuk do te ndaleshin ketu sepse tre dite me pare na la lamtumiren edhe kampioni dhe rekordmeni i atletikes, por edhe trajneri i njohur Llesh Vuksani. Keshtu qe me shume se sporti I atletikes, se kane ndier kete rallim sportet e tjera.
I kam njohur te gjithe keto figura te nderuara sportive, I kam intervistuar dhe portretizuar, kam pire nje kafe ne vitet e fundit ne lagjet e tyre ku jetonin, ne Parruce, Zdralej, Piace e Perash dhe duke u ulur ne tavoline, merrnim nga te gjithe krahet pershendetjet e qytetareve shkodrane. Dhe kamarieri afrohej plot respekt duke na treguar se kafete ishin paguar nga njerez te thjeshte por me zemer te madhe.
Namik MEHMETI
Firenze, 6 shkurt 2021