Herald Marku u largua nga Partizani në këtë merkato vere, për t’u transferuar menjëherë të Vllaznia. Mesfushori shkodran duket se gjeti menjëherë habitatin e vet, pasi arriti të bëhej protagonist në sfidën kundër Universitatea Craiova, e vlefshme për turin e dytë të Conference League.
Mëngjërashi dha kontribut të madh në barazimin 1-1 kundër rumunëve, teksa ishte ai njeriu asist për Ardit Hoxhajn. Ne kete menyre ai arriti te lere gjurme ne kete ndeshje.
Qarkullim i shpejtë topi, vendosmëri dhe rrjedhshmëri në fushë, Marku duket se mori menjëherë “frerët” e mesfushës së Vllaznisë bashkë me Boshnjakun. Ky i fundit ngjante sikur kishte një “jetë” me fanelën shkodrane.
Por, në fakt goditje e zgjuar pasi është afruar vetëm në këtë merkato vere. Tashmë pritet të shihet se si do të shkojë karriera e Markut te Vllaznia. Ndërsa te Partizani, me siguri do të pendohen që e lanë të lirë./newsport/