...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENga Qazim Çela/ VLLAZNIA, KALAJA E DYTË

Nga Qazim Çela/ VLLAZNIA, KALAJA E DYTË

Nga Qazim Çela

Dy kështjella të mëdha
Ia njeh Shkodrës historia,
Asht Rozafa një kala
Ndërsa tjetra asht Vllaznia…

Vllaznia ekipi jonë
Në krye në vendin e parë,
Me dalë përsëri kampion
Malli shumë na ka marr.

Po luan skuadra për merak
Me cilësi e harmoni,
Zemrat tona s’bajnë tik tak
Por rrahin Vllazni ,Vllazni…

Të gjithë mendjen te futbolli
Edhe pleqtë edhe fëmija,
Gëzohet plaka nga Gjuhadoli
Sa herë që fiton Vllaznia…

-Të festojmë, thotë, një gotë ta pimë
Nuk do flemë deri vonë,
U ban nana një ambëlsinë
Që “Vllazni” emrin ia thonë…

Ta dini se fëmijët shkodranë
Flenë në shtrat me top në gji,
S’pari mësohen me thirr nanë
E pastaj Vllazni, Vllazni….

Shkodra kurrë nuk i don
Disa njerëz batakçi, skile,
Mjeri atij që mendja i shkon
Vllaznisë tonë me ia ba me hile…

Ata që thonë se kemi fat
Po ua them nëse nuk e dinë,
Se edhe zoti atje lartë
Asht tifoz me Vllazninë….

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.