Shkruar nga Gjergj KOLA
Në futbollin italian të moshave ka filluar të spikasë edhe një tjetër futbollist shqiptar. Sot do të shkruajmë për njërin prej tyre, pikërisht atë nga Shkodra Rajdi Et’ hemi. Është 14 vjeç dhe luan në rolin e mesfushorit të krahut të majtë. Dallohet për teknikën dhe është shumë i zgjuar, elementë këto të cilët po vlerësohen edhe nga specialistët e futbollit të vendit fqinj.
Rajdi ka lindur në Shkodër më 16.06.2011 dhe që në moshë të vogël tek ai shfaqet pasioni për futbollin. Si rrjedhojë, prindërit duke parë pasionin e tij, e rregjistrojnë në një ekip futbolli që në moshën 6 vjeçare. Rregjistrohet tek ekipi “Atletik Klub” ku nis të spikasë menjëherë dhe jo më kot trajnerët i japin edhe shiritin e kapitenit.

Do të luante me ekipet e moshave në Shkodër deri në moshën 10 vjeç sepse më pas do të spostohej drejt Italisë, për të jetuar tashmë atje. Dhe Rajdi sigurisht që nuk mund t’i shkëputej pasionit të tij të madh.
Rregjistrohet fillimisht tek ekipi Aglianese ku bie sërish në sy për performancat e tij dhe si rrjedhojë më pas është ekipi Jolly Montemurlo Calcio që insistoi ta kishte në rradhët e tij dhe ia doli ta bënte pjesë të tij. Futbollisti shkodran është pjesë e rëndësishme e ekipit U15 të kësaj Akademie dhe padyshim që vlerësimet për të nuk mungojnë.
Sigurisht që Rajdi Et’ hemi është në hapat e parë të karrierës dhe ka ende shumë rrugë për të bërë. Ai i ka elementet e duhura për t’u bërë një futbollist cilësor, megjithatë i duhet të vazhdojë të punojë fort çdo ditë në stërvitje dhe padiskutim që do të mund t’i realizojë ëndrrat e tij.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


