Tashmë është zyrtare, Luis Enrike nuk është më trajner i kombëtares së Spanjës!

Fatale për trajnerin iberik, ishte dështimi në Botëror, ku u eliminua në fazën e 1/8-ve ndaj Marokut me penallti.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike Federata Spanjolle e Futbollit, me anë të një komunikate në sajtin e saj, duke njoftuar këtë “divorc” pas tre vitesh të përshkuara së bashku.

Në 38 ndeshje me “La Furia Roja”, 52-vjeçari ka arritur të fitojë 21 ndeshje, barazuar 11 dhe 7 humbje.

Më parë, Luis Enrike ka qenë pjesë edhe trajner i Barcelonës, Selta Vigos dhe Romës.