Teuta do të luajë me Vllazninë, në një sfidë delikate të vlefshme për javën e katërt të Superiores.

Durrsakët do të kenë përballë skuadrën që kryeson me meritë Superioren, ndërsa synimi është marrja e 3 pikëve.

Një duel mjaft intresant, megjithatë durrsakët do të jenë të plotë, me përjahstim të Beqjes që mungon për shkak dëmtimi, ndërsa nuk dihet nëse Lorencio Vila do të jetë me skuadrën ose jo.

Gjithsesi, durrsakët e kanë vlerësuar në maksimum këtë ndeshje, ndonëse do të jetë e veçantë, pasi duke filluar që nga trajneri Edi Martini apo dhe Hebaj, Gruda, Pjeshka, Zogaj kanë dalë nga shkolla shkodrane e futbollit…/newsport/