Enriko Papa, mesfushori shqiptar dhe kapiteni i Botosani është në fundin e kontratës me skuadrën rumune.
29 vjeçari duket se do largohet nga klubi ku ka kaluar 4 vitet e fundit, ndërsa ka 8 oferta.Nga Arabia, Turqia dhe Rumania, të gjithë janë të dashuruar me shqiptarin.
Al Ittihad dhe Al–Wasl në Arabi, Sivasspor në Turqi dhe Apoel Nicosia në Qipro, këto janë skuadrat jashtë Rumanisë që kërkojnë Papën.
Nga ana tjetër, brenda Rumanisë janë Steaua e Bukureshtit, Cluj, Craiova dhe Sepsi që kanë kontaktuar menaxherin e 29 vjeçarit.