Pavarësisht kushteve shumë të vështira në të cilat stërviten, mundësit e Vllaznisë vazhdojnë të jenë të suksesshëm në garat që zhvillojnë. Kështu, në garat e kampionatit kombëtar të të rinjve të zhvilluar këto ditë në Tiranë, mundësi Eqerem Shega është shpallur kampion I Shqipërisë në peshën e tij ndërkohë që Vllaznia si ekip ka zënë vendin e tretë në kampionat. Kuptohet që ky është një rezultat shumë I mirë dhe dy trajnerët Nazmi Elezi dhe Dedë Bregu e vlerësojnë shumë atë por ndërkohë, edhe vetë sportisti në një prononcim për gazetën shkodrasport.com, shprehet I kënaqur për suksesin e arritur.

Pas suksesit në kampionatin e të rinjve, ekipi I Vllaznisë është duke u bërë gati për kampionatin e të rriturve që do të zhvillohet në fund të këtij muaji dhe në të cilin sërish ka pretendime për ndonjë nga sportistët e tij për zënien e vendit të parë dhe shpalljen kampion I vendit. Puna vazhdon me te njejtin ritem dhe kjo natyrisht qe duhet pergezuar sepse keta sportiste dhe trajneret e tyre po sakrifikojne jo pak per te mbajtur gjalle kete sport.

© shkodrasport.com