HomeKRYESORENga videolojërat tek frika nga hardhucat, ja disa nga faktet më pikante...

Nga videolojërat tek frika nga hardhucat, ja disa nga faktet më pikante për Donarumën

“Në Europë është pa dyshim më i forti në qarkullim, por unë jam i bindur se brenda pak kohësh do të jetë edhe më i miri në botë. Xhanluixhi Donaruma ka një dimension të frikshëm, për nga mënyra se si është i aftë që të mbulojë gjysmën e portës dhe diçka e tillë fut në panik kundërshtarët.

Pas asaj që shfaqi në këtë Europian mund të nisë të punojë dhe të ëndërrojë për ‘Topin e Artë’, por nuk duhet kurrsesi të ndryshojë karakterin e tij, pasi është kjo që e bën kaq të fortë në moshën 22-vjeçare”.

Janë këto elozhet e Françesko Toldos, ishportierit të Kombëtares së Italisë, i cili i shkoi shumë pranë fitores së “Euro 2000”, kur u mund në shtesë nga Franca, por ndërkohë ai i thur elozhe Xhanluixhi Donarumës. Gjiganti i Italisë sigurisht që është një portier i madh, por përveç cilësive ai ka edhe mjafto objektiva, por edhe frikëra, të cilat i zbulon “Gazzetta dello Sport”.

KARAKTER – Data 25 tetor 2015 nuk do të harrohet kurrë. Donaruma bën debutimin e tij ndaj Sasuolos në Serinë A, vetëm në moshën 16 vjeç e 8 muaj.

Trajneri Mihajloviç e thërriti në zyrë: “Sinisha ma komunikoi një ditë para ndeshjes se do luaja titullar. Unë isha sa i emocionuar, aq edhe nervoz, por kur më pyeti nëse kisha frikë, iu përgjigja menjëherë ‘Jo’”. Dhe, pikërisht kështu, adoleshenti prej 196 centimetrash dhe 90 kilogramësh u bë pasardhësi i denjë i Bufonit.

IDHUJ E OBJEKTIVA – Xhixho u rrit me posterat e Bufonit dhe Didës në dhomën e tij, të cilët nuk donte t’i kopjonte vetëm për nga cilësitë, por edhe për nga trofetë që ato kishin arritur: “Pritja ime më e bukur do të jetë ajo e radhës. Dua të luaj deri 40 vjeç, por më shumë sesa ndeshjet më pëlqejnë stërvitjet.

Aty nuk rresht kurrë së mësuari. Objektivat e mia janë fitorja e sa më shumë trofeve me klube, por edhe Botërorin dhe Europianin me Kombëtaren e Italisë. Pse jo, edhe ‘Topin e Artë’ një ditë”. Dhe një prej tre objektivave e bëri realitet…

MENTALITET – Përveç trofeut dhe të qenit më i miri i turneut, ky Europian i dhuroi Donarumës edhe një rekord të vështirë për t’u përsëritur në historinë e Kombëtares së Italisë: 1168 minuta i pamposhtur dhe 11 ndeshje radhazi pa pësuar gol, duke kaluar 1143 minutat e Dino Xofit: “Kalova një legjendë. Çmenduri!”

VIDEOLOJËRAT – I lindur në vitin 1999 në Kastelamare (Napoli), Xhixho u transferua te Milani në 2013-ën. Nga provinca në një qytet të madh, Donaruma nuk është nga ato që tundohet dhe koha e lirë i përket stërvitjeve shtesë dhe videolojërave, jo lokaleve të natës: “Videolojërat më pëlqejnë. Sfidoj shumë nga shokët e mi, por mes dëfrimit ka pasur edhe shumë doreza të thyera”, tregon portieri.

FRIKËRAT – Teksa e pamë që mos të stepej as nga një “Uembli” i tëri kundër, çfarë mund të ketë frikë një gjigant si Donaruma: “Hardhucat, por edhe udhëtimet me avion më bëjnë të dridhem. Me aeroplanin po nis të ambientohem, por për hardhucat, Zoti më ruajt”, shprehet Xhixho.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments