Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARENga Vllaznia te Tërbuni, pukjanët prezantojnë mesfushorin shkodran

Nga Vllaznia te Tërbuni, pukjanët prezantojnë mesfushorin shkodran

Mesfushori 19 vjeçar, Anderson Filipi është pjesë e Tërbunit për sezonin e ri. I dalë nga akademia e Vllaznisë, djaloshi ka qenë pjesë e moshave te kuqeblutë.

Trajneri Elvin Beqiri beson te aftësitë e Filipit duke e afruar te Tërbuni. Kjo është hera e parë që Filipi nënshkruan një kontratë profesioniste.

Njoftimi:

Mesfushori 19-vjeçar, Anderson Filipi është tashmë një futbollist i ekipit tonë duke nënshkruar për një sezon!

Tifozat Pukjanë dhe Ultras “Shqiponjat e Veriut” Pukë i dëshirojmë mirë se ardhjen në Stadiumi “ISMAIL XHEMALI” Pukë duke shpresuar se do të japë maksimumin për fanellen tonë kuqebardhë në çdo ndeshje dhe mbështetja nga ne nuk do ti mungojë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments