Real Madridi po përpiqet të rinoovjë Vinicius Jr me një kontratë të jashtëzakonshme deri në vitin 2030, vlera e së cilës është 18 milionë euro në vit plus bonuse, por negociatat janë ndalur pas shpërthimit të tij dramatik në ‘El Clasico’.
25-vjeçari, i cili ka kontratë aktuale deri në 2027, ishte pranë nënshkrimit pas Botërorit të Klubeve kur bisedimet u ndërprenë papritur, një takim kyç në Valdebebas u shty përkohësisht pa datë.
Burime të brendshme insistojnë se marrëveshja nuk është anuluar, por Madridi dëshiron të rishikojë “situatën sportive” për shkak të një përplasjeje në rritje mes brazilianit, trajnerit Xabi Alonso dhe hierarkisë së klubit.
Shpërthimi i Vinicius në ‘El Clasico’ duke u larguar nga fusha pas zëvendësimit në minutën e 72-të, duke bërtitur “Gjithmonë unë!” dhe duke shmangur Alonson në faljen publike, zbuluan një marrëdhënie të prishur që filloi kur trajneri e la jashtë skuadrës në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve.
Sulmuesi ka startuar vetëm në tre nga 13 ndeshjet këtë sezon, shpesh zëvendësuar herët ose vendosur në të djathtën, duke u përplasur me sistemin e disiplinuar të Alonos.
PSG po e ndjek situatën, duke parë se skema e Luis Enrique është ideale për stilin kreativ të Vinicius, ndërsa Florentino Perez po përpiqet të ndërmjetësojë paqen mes yllit të tij dhe trajnerit që ai e mbështet plotësisht./Telegrafi/
 
		 
			

