Një mjet shpërthyes është gjetur në stadiumin e Feronikelit ” Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ky rast është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Një person që ishte duke punuar në stadiumin në Drenas kishte parë mjetin shpërthyes dhe ka lajmëruar Policinë e Kosovës.

Menjëherë në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës dhe FSK të cilët e kanë bërë tërheqjen e mjetit dhe ka nisur menjëherë punën për zgjedhjen e ngjarjes.

Ngjarje e cila mund të përfundonte në tragjedi katastrofike, në rast se mjet shpërthente në rast të zhvillimi të ndonjë ndeshje me tifozë.