Mançester Junajtid po vëzhgon me kujdes situatën e trajnerit të Bajern Mynihut Hans Flik.

Sipas tabloidit gjerman “BILD”, “Djajtë e Kuq” kanë përzgjedhur trajnerin e bavarezëve si alternativën e pështatshme për të drejtuar skuadrën e tyre,

gjithmonë nëse trajneri aktual i Mançester Junajtid Ole Gunar Solskjaer do të dështojë në përmbushjen e objektivave.

Megjithëse presidenti i Bajernit Karl-Hainz Rumenige i ka ofruar rinovim të kontratës Hans Flikut, trajneri gjerman kërkon të ketë dorë të lirë në merkato, një pikë që duket se do të marrë mjaft kohë për të bindur drejtuesit e klubit gjerman.