Monday, January 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENgushtohet rrethi i kandidaturave për trajner të Vllaznisë. Kanë mbetur tre në...

Ngushtohet rrethi i kandidaturave për trajner të Vllaznisë. Kanë mbetur tre në lojë

Tek Vllaznia ka shume dilema per te ardhmen. Duke filluar ajo se kush do te jete administratori, drejtori i ri sportiv etj.

Ndërkohë, sa I takon trajnerit të ardhshëm të skuadrës shkodrane, rrethi I kandidaturave ka ardhur duke u ngushtuar.

Dy emrat më të përfolur për t’u bërë timonierët e ardhshëm të Vllaznisë janë pikërisht Edi Martini dhe Ervis Kraja.

I pari ka më shumë përvojë dhe ka shprehur dëshirën të marrë sërish drejtimin e kësaj skuadre.

Ndërkohë, I dyti edhe në media ka deklaruar se I takon atij ky post që mbajti edhe në dy ndeshjet e fundit të sezonit që sapo u mbyll.

Megjithatë, burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se nuk përjashtohet mundësia që trajneri I ri I kuqebluve të jetë edhe ndonjë I huaj. Gjithsesi, duhet pritur edhe për këtë çështje.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments