Ndeshja Kukesi- Vllaznia do te hape javen e pare te fazes se dyte te kampionatit. Ajo do te luhet te premten ne ora 14:00 ne “Kukes Arena” dhe te dy ekipet padyshim qe do te kerkojne fitoren. Ato ne fakt kane fituar edhe ne javen qe lame pas, kukesianet ndaj Laçit dhe shkodranet me Skenderbeun.
Sa i takon Kukesit, te gjithe vleresojne ndryshimin qe skuadra ka pesuar me ardhjen e trajnerit Stavri Nica ne krye te saj sepse tashme ajo eshte me e ballancuar ne fushen e lojes dhe per kete arsye, po vijne edhe piket. Madje, ajo do te synoje fitoren edhe ndaj Vllaznise.
Nje gje e tille eshte pasqyruar edhe tek “Shkodra Sport” dhe pikerisht poshte ketij shkrimi, ka reaguar tifozi i madh i Vllaznise, kompozitori i njohur Osman Mula. Ne komentin e tij ai shkruan:
“Sa Stavri ka kaluar Vllaznija aq te mira qofshin. Vllaznine nuk e trembin 11 Stavri ne formacion, por hajde mbushja mendjen ekipit tone se shpeshhere e merr lehte.
Forca Vllaznija. Trego qe je pasardhese e Boriçit, Dibres, Fakjes, Bizit, Zheges, Rragamit, Ndojes, Vukatanes, lojtare qe Zoti i bekoi kur i krijoi me top ne djep. Mos na prishni humorin e dites me te tille citate….”