Skënderbeu ka mposhtur në transfertë Laçin në sfidën e javës së 26-të të Superiores.
Në pjesën e parë kurbinasit patën më shumë shanse për të kaluar në avantazh, por futbollistët nuk arritën të finalizonin si duhet.
Ndërsa në të dytën, duhej të vinte minuta e 90′ që të shënohej goli i parë dhe i vetëm i sfidës. Falë një kundërsulmi, Nikaj arriti të zhbllokonte sfidën në minutën e 90′ dhe ti dhuronte 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në vendin e 4-të me 37 pikë, ndërsa Laci mbetet në vendin e 7-të me 30 pikë.