Tashmë nuk ka më dilema. Mbetet vetëm hedhja e firmës në kontratës. Bullgari Nikolay Gospodinov pritet të jetë trajneri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Ai ka rënë parimisht dakord me presidentin Xhaferi dhe mbetet vetëm finalizimi i marrëveshjes.

Kjo gjë pritet të bëhet më datë 20 maj në Shkodër. 43 vjeçari do të mbërrijë një natë përpara në qytetin tonë dhe do të qëndrojë dy ditë për të biseduar për kontratën dhe mbi të gjitha për të parë ambjentet e strvitjes dhe për të zhvilluar disa seanca stërvitore me lojtarët shkodranë që janë aktualisht pjesë e Vllaznisë.

Gospodinov ka një përvojë 10 vjeçare në trajnim teksa ka punuar si trajner i femrave me ekipin ëasserburg duke fituar edhe Kupën e Gjermanisë me të. Më përpara kësaj përvoje në Gjermani, ai ka punuar edhe në Rusi ku ka drejtuar ekipin Dunav ndërsa ka punuar edhe në vendin e tij, në Bullgari

Në sezonin 2013-2014 ka qenë zëvendëstrajner i Levskit të Sofjes me të cilin ka fituar tre trofe, titullin kampion të Bullgarisë, kupën e këtij vendi por edhe Ligën Ballkanike. Po ashtu ka punuar edhe si zëvendëstrajner me kombëtaren U18 të Bullgarisë.

Edhe si lojtar ka patur një karrierë të suksesshme duke luajtur deri me kombëtaren U20 të Bullgarisë dhe po ashtu ka qenë pjesë e ekipeve të Levskit të Sofjes, Rilski, CSKA Sofje, Dunav Rusi etj.

Tashmë pritet të nisë një eksperiencë të re në Shqipëri megjithatë duhet pritur data 20 për të zyrtarizuar marrëveshjen me Vllazninë.
© shkodrasport.com