Vllaznia do te prese te shtunen ne “Loro Boriçi” ekipin e Tiranes dhe padyshim qe e gjithe vemendja tashme do te perqenderohet pikerisht aty.
Tirana po kalon momente jo te mira ne kampionat megjithate ne Shkoder pritet ta vleresojne maksimalisht kete sfide e cila gjithmone ka dhuruar emocione sepse jo me kot konsiderohet klasikja e futbollit shqiptar.
Per Vllaznine ka lajme te mira ne kete pragndeshje sepse do te rikthehen Imami, Isaevski dhe Imeri qe ishin te skualifikuar dhe pritet te rikthehet edhe Marku qe ka qene i demtuar.
Krejt ndryshe eshte situata ne kampin bardheblu ku do te kete disa mungesa te rendesishme. Keshtu, mbrojtesi maqedonas Najdovski eshte e konfirmuar qe do te mungoje sepse ka rezultuar pozitiv me covid-19 dhe eshte i karantinuar.
Po ashtu, do te mungoje edhe Hoxhallari qe u ndeshkua me karton te kuq ne ndeshjen e fundit me Teuten, nderkohe qe eshte larguar nga skuadra tashme sulmuesi Muçi qe ka kaluar ne Poloni.
Keto mungesa jane nje avantazh per Vllaznine, megjithate stafi teknik i kuqebluve eshte duke menduar per ta pergatitur si duhet ndeshjen dhe per ta vleresuar maksimalisht kundershtarin pavaresisht pozitave ku ndodhet./SHKODRA-SPORT.COM/