Ka startuar mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, Kampionati Kombëtar i Boksit për të rritur. Dita e parë e këtij kampionati pati në program 10 ndeshje, në të cilët Vllaznia dhe Tirana që janë rivalet kryesore për fitimin e titullit kampion morën fitoret e para. 4 fitore mori Vllaznia dhe po aq edhe Tirana duke treguar që në nisje se rivaliteti për fitimin e titullit kampion do të jetë i fortë deri në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Një gjë të tillë e deklaruan për Veriu Sport edhe dy trajnerët kundërshtarë, Zef Gjoni i Vllaznisë dhe Sead Bushati i Tiranës. Sipas tyre, fati i titullit kampion do të vendoset në dy-tre ndeshjet e fundit të ditës së tretë, aty ku boksierët e Vllaznisë dhe të Tiranës do të kenë ndeshje direkte mes tyre. Kush do të tregohet më i saktë duke fituar më shumë në këto çifte direkte do të meritojë edhe titullin kampion ekipor për vitin 2021.

Krahas Vllaznisë dhe Tiranës që fituan nga 4 ndeshje, në ditën e parë spikati edhe Flamurtari i Vlorës me fitimin e dy ndeshjeve, çka duket se do të jetë skuadra e tretë më e mirë në këtë kampionat.

Rezultatet teknike të ditës së parë të kampionatit janë këto:

Pesha 48 kg Rifat Bajrami(Vllaznia)-Dorian Koka(Vllaznia), fiton Bajrami

Pesha 51 kg Dren Zariqi(Vllaznia)-Fabion Qekiqi(Vllaznia), fiton Zariqi

Pesha 60 kg Elvis llanaj(Apolonia)-Krenar Zeneli(Flamurtari), fiton Zeneli

Pesha 63.5 kg Shpëtim Bajoku(Vllaznia)-Indrit Sokoli(Studenti), fiton Bajoku

Pesha 67 kg Ralf Nezaj(Tirana)-Fatjon Ruçaj(Studenti), fiton Nezaj

Pesha 67 kg Kristi Zeka(Pogradeci)-Mateho Zeneli(Flamurtari), fiton Matefo Zeneli

Pesha 71 kg Denis Nurja(Tirana)-Gentian Domi(Kavaja), fiton Nurja

Pesha 80 kg Besar Sula(Tirana)-Xhulio Zharanjaho(Apolonia), fiton Sula

Pesha 92 kg Kristus Cungu(Tirana)-Kristian Demaj(Vllaznia), fiton Demaj

Pesha 92 kg Klajdi Tema(Tirana)-Eljaz Babaj(Flamurtari), fiton Tema

Ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të Boksit për të rritur që po zhvillohen në Shkodër vijojnë pasditen e së premtes me ballafaqimet e ditës së dytë, ndërkohë që dita e tretë që ka në program ndeshjet finale për secilen peshë është planifikuar të zhvillohet paraditën e së shtunës duke filluar nga ora 11.00.