Ne barazim 1-1 eshte mbyllur ndeshja e sotme miqesore ne mes ekipeve kampione te Shqiperise dhe Kosoves ne futboll per femra, pikerisht Vllaznise dhe Mitrovices.

Takimi i luajtur ne stadiumin “Loro Borici” eshte shoqeruar me nje rivalitet te forte teksa te dy ekipet deshironin te tregonin vlerat e tyre me te mira, pikerisht pak dite para sfidave te vlefshme per Ligen e Kampioneve te Europes.

Ne fillim kane qene futbollistet e Mitrovices qe kane kaluar te parat ne avantazh. Ne fakt ka qene nje autogol i mbrojteses kanadeze Tidder. Topi i goditur nga njera prej futbollisteve kosovare, eshte devijuar prej saj dhe ka perfunduar ne rrjete.

Por nderkohe ne minuten e 41-te, Vllaznia ka fituar te drejten e nje 11-metershi qe eshte kthyer ne gol nga sulmuesja Megi Doçi. Ne minutat e mbetura deri ne fund, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, nuk ka patur gola te tjera dhe miqesorja ka perfunduar vertete “miqesisht” ne shifrat 1-1.

Per trajneret Leka e Jashari, ka qene nje 90 minutesh qe i ka vlejtur shume ne pergatitjet e fundit per sfidat e javes se ardhshme ndaj kundershtareve te tyre europiane./SHKODRA-SPORT.COM/