Klasikja e futbollit shqiptar tërheq vëmendjen e publikut e për këtë arsye Brdariç dhe Dede janë munduar që të hedhin në fushë rreshtime sa më të kompletuara për të synuar maksimumin në këtë ndeshje.
Shkodranët zbresin në fushë me atë që deri tani është cilësuar si formacioni tip i shkodranëve, me një treshe ofensive Imeri-Da Silva-Dilaver që do të kërkojë të kthejë përsëri sukseset në kahun e veriorëve.
Nga ana tjetër, Dede duhet të improvizojë thuajse plotësisht mesfushën për shkak të mungesave, duke rreshtuar Muçin e Gyamfi përkrah Bathës, ndërsa përpara luan Sasraku i mbështetur nga Halili dhe Danso.
VLLAZNIA-TIRANA
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Da Silva, Dilaver.
Trajner: Tomas Brdariç
Tirana: Bekaj, Toli, Vangjeli, Najdovski, Ismajlgeci, Batha, Gyamfi, Muçi, Danso, Halili, Sasraku.
Trajner: Nevil Dede
Gjyqtar: Enea Jorgji