Vllaznia mori tri pikë me vlerë në transfertë ndaj Luftëtarit. Të besuarit e Hysen Dedjas iu falën një goli të brazilianit Junior dhe me këtë rezultat janë ende në lojë për t’u shkëputur nga vendi i tetë, që të çon në ndeshjen play-off.

Në Shkodër nuk gjejnë qetësi sa i takon mungesave dhe ato do te jene te pranishme edhe ne ndeshjen e rradhes, ate ndaj Skenderbeut.

Veç Gligorov dhe Sidorenco që mungojnë prej ditësh në stërvitje, te kuqeblutë mungon edhe Malota. Qendërmbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit, duke hapur një tjetër gropë në prapavijën e Vllaznisë.

Me Ramadanin të dëmtuar, Dedja mund të gjejë qetësi te rikthimi i Krymit. Ndeshja e radhës për shkodranët është në transfertë ndaj Skënderbeut, të shtunë në orën 20:45.