Kilian Mbape është një prej më të mirëve të globit që në moshë të re, duke mbajtur një peshë të madhe në sulmin e PSG dhe arritur shifra të larta golash dhe asistesh. Të gjitha këto cilësi e bëjnë atë të shumë kërkuar në merkato dhe Real Madrid e ka objektiv prej sezonit të kaluar.

Zërat e merkatos hedhin gjithmonë dyshime rreth të ardhmes së yllit 21-vjeçar, që mund të krijojë edhe një situatë të dyshimtë në klubin parizien. Për të shuar dyshimet e largimit të Mbape nga Parisi mendon mesfushori i PSG, Ander Herrera. Spanjolli shprehet se PSG nuk është klub që shet yje, por vetëm blen të tillë.

“Është e vërtetë se ka shumë lajme rreth yjeve të skuadrës në media, por ne nuk dimë shumë rreth këtyre dhe nuk merremi me të tilla gjëra.

Ju duhet të dini diçka shumë të rëndësishme dhe unë kam folur për këtë edhe me Mbape. PSG nuk është një klub që shet yjet e tij, krejt e kundërta, vetëm i blen ata”, u shpreh Herrera. /vipspor/