Manchester United është i sigurt që do të rifutet në garë për të tentuar blerjen e Milan Skriniar në merkaton e verës, por edhe Manchester City ka nisur ta ketë seriozisht për mbrojtësin sllovak.

Trajneri Pep Guardiola madje ka ideuar në kokën e tij mundësinë për të ndërtuar një dyshe të gjithën “italiane” nga sezoni i ardhshëm, Kalidu Kulibali (Napoli) dhe Milan Skriniar (Inter).

Për këtë të fundit, kërkesa e zikaltërve nuk ndryshon: 80 milionë euro, ose nuk ulen në bisedime me askënd.