Tuesday, May 19, 2026
FAQJA E PARE KRYESORECarlo Ancelotti i hapi derën e Botërorit, ylli Neymar fitoi 5 milionë...

Carlo Ancelotti i hapi derën e Botërorit, ylli Neymar fitoi 5 milionë euro brenda pak minutash

Carlo Ancelotti i ka dhënë fund spekulimeve për pjesëmarrjen e Neymar në Botërorin 2026, duke e përfshirë sulmuesin në listën e Brazilit. Vendimi ka rikthyer në qendër të vëmendjes futbollistin, pavarësisht mungesave të gjata dhe formës jo optimale gjatë muajve të fundit.

Përzgjedhja e Neymar ka sjellë menjëherë përfitime financiare për lojtarin brazilian. Sipas mediave braziliane, vetëm 50 minuta pas konferencës së Ancelottit, sulmuesi publikoi tre postime të sponsorizuara në rrjetet sociale.

Postimet promovonin një platformë e-commerce, një markë sportive dhe një pije energjike. Sipas “Globo”, këto bashkëpunime i kanë siguruar Neymar rreth 5 milionë euro të ardhura në një kohë shumë të shkurtër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments