Tuesday, May 19, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIMario Mitaj mesazh shumë domethënës për Sylvinhon: Faleminderit për gjithçka Mister!

Mario Mitaj mesazh shumë domethënës për Sylvinhon: Faleminderit për gjithçka Mister!

Ditën e sotme u zyrtarizua “divorci” i trajnerit Sylvinho me kombëtaren shqiptare. Pas tre vitesh e gjysëm në krye të saj, braziliani tashmë i ka lënë vendin italianit Rolando Maran. Megjithatë “epoka” Sylvinho nuk do të harrohet lehtë nga kuqezinjtë.

Njëri prej tyre, pikërisht Mario Mitaj, i cili nën drejtimin e brazilianit njohu shkëlqimin me fanellën kuqezi, sot i ka dhënë një mesazh shumë domethënës lamtumire ku përmes një postimi në instastory shkruan:

“Faleminderit për gjithçka Mister, gjithë të mirat në të ardhmen”- shkruan mbrojtësi i majtë i kombëtares shqiptare duke e shoqëruar këtë tekst me një foto ku është bashkë me trajnerin e larguar tashmë.

Në fakt Sylvinho do të mbahet mend gjatë si trajneri që “zbuloi” dy emra për kombëtaren shqiptare: Mario Mitaj dhe Jasir Asani. Dhe të dy ata i janë shumë mirënjohës për këtë gjë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments