Kategoria Superiore luan katër aktet finale, aty ku do të vendosen edhe verdiktet e sezonit. Vllaznia është në “ujëra të turbullta” sa i takon qëndrimit në elitën e futbollit shqiptar, pasi vendi i tetë aktualisht i çon në ndeshjen shtesë play-off.

Problemet e fundit me largimin e trajnerit Jonuz, kanë bërë që situata në Shkodër të jetë e paqartë për disa lojtarë.

Në transfertën e fundit, mbrojtësi Filip Gligorov nuk ishte pjesë e ekipt, me justifikimin se ndiente shqetësim prej dëmtimit. Lojtari duket se ka gjetur akordin me Laçin, për të vijuar sezonin e ardhshëm me kurbinasit, kjo të paktën sipas shtypit të shkruar.

Lojtarët nga Maqedonia e Veriut nuk rregjistrohen si të huaj sipas FSHF-së, andaj kjo do ishte një bonus për laçianët nëse ia dalin të sigurojnë shërbimet e Gligorov./newsport/