Sot jane luajtur ndeshjet e javes se 6-te te kampionatit U21 dhe ndonese Vllaznia e ka patur pushim ne kalendar, ajo serish ndodhet ne vendin e pare te renditjes.

Kuqeblute e trajnerit Hasani kane perfituar nga ndalesa e Laçit, skuadres me te cilen ndanin kreun. Kurbinasit jane mundur me rezultatin 2-6 ne ndeshjen e luajtur ne Ballsh.

Bylis ka arritur te fitoje me kete rezultat te thelle dhe protagonistet e ketij suksesi kane qene futbollistet shkodrane qe luajne ne rradhet e tij.

Ata kane shenuar 4 nga 6 golat e kesaj fitoreje. Keshtu, Eridon Qardaku ka shenuar dy here, ndersa nga nje gol ka shenuar Marçelino Preka dhe Aleksander Trumçi./SHKODRA-SPORT.COM/