Ishte lajmeruar qe sot do te niste shitja e biletave te ndeshjes Vllaznia- Partizani dhe keshtu ka ndodhur madje duke u shoqeruar edhe me nje interesim te madh te tifozeve shkodrane.

Sportelet prane stadiumit “Loro Boriçi” jane hapur ne oren 10.00 dhe qe ne ate moment dhe siç e shikoni edhe nga fotoja, ka patur shume njerez te pranishem te cilet deshironin te siguronin sa me pare bileten per kete ndeshje qe kurrsesi nuk kane deshire ta humbasin duke mos qene prezent.

Sportelet do te qendrojne sot te hapura deri ne oren 20.00 nderkohe qe neser ata do te hapen serish duke nisur nga ora 09.00 dhe deri ne fillimin e ndeshjes.

Te pakten nisur nga atmosfera qe ekziston ne Shkoder, pritet qe kete here te jene te pranishem ne stadium mbi 10 mije tifoze te cilet padyshim qe presin nje fitore te Vllaznise ne menyren qe ajo te vazhdoje te jete ne krye te renditjes.

Klubi kuqeblu nderkohe edhe dje ka paralajmeruar tifozet qe te jene korrekt me mbeshtetjen e skuadres ne menyre qe te shmangen incidentet per te mos u perseritur ngjarjet e ndodhura ne takimin me Tiranen.

www.shkodrasport.com