Tirana është kthyer përsëri e vetme në kreun e renditjes të Superiores. Bardheblutë kanë mundur me shifrat 2-1 Kukësin në “Elbasan Arena” dhe nisin në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e katërt të kampionatit.
Ndeshja ka patur shume emocione dhe te paret kane kaluar ne avantazh bardheblute ne minuten e 42-te. Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi harkohet nga Hasani dhe shkon te Hila i cili gjuan, Tafas nuk kontrollon dhe sheh sferën të shkojë në rrjetë.
Nderkohe ne minuten e 51-te ka ardhur goli i barazimit per kukesianet. Shënon Rashiti pas zhvillimit të një goditje dënimi, duke mposhtur me kokë Bekajn.
Pas ketij momenti, Kukesi eshte shume prane golit te dyte por eshte i pafat sepse ne nje moment topi ka goditur edhe traversen, per te mberritur tek minuta e 89-te kur pas sinjalizimit te sistemit VAR, arbitri Alla akordon nje 11-metersh te dyshimite per Tiranen.
Nga pika e bardhe Florent Hasani eshte treguar i sakte dhe ketu mbyllet gjithçka me fitoren 2-1 te Tiranes, fitore me te cilen ajo tashme ngjitet e vetme ne krye te renditjes.
TIRANA-KUKËSI 2-1
42′ Hila, 89′ (p) Hasani / 51′ Rashiti